Gjendet i vdekur në banesë vëllai i Gert Gjinararit, vrasësit të Naim Zyberit, 40-vjeçari Uliks Gjinarari.
Gjinarari u gjet pa jetë nga djali i tij i mitur, ndërsa nuk konstatohen shenja dhune në trupin e tij.
Deri më tani dyshimet e policisë janë se Gjinarari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
40-vjeçari banonte në Lukovë, Sarandë.
Gert Gjinarari u dënua me burg përjetë në Itali, ndërsa më pas u ekstradua drejt Shqipërisë.