Vendosni fjalën kyçe....

“Krimi me ujin moçalor që shkon në banesat e Tiranës” – Vokshi publikon foton


Albana Vokshi e ka quajtur kriminale dhe rrezik serioz për shëndetin ujin që u shkon banorëve të Tiranë në rubineta.

Në një status në faqen e saj në ‘Facebook’, Vokshi publikon mesazhet e disa baorëve të zonës së Astirit dhe një foto të ujit që u shkon atyre në shtëpi.

Vokshi thotë se banorët kanë lajmëruar Ministrinë e Shëndetësisë prej ditësh për këtë gjë por asgjë nuk ka ndodhur. Ndërsa denoncon atë që e quan propagandë e Veliajt, i cili pretendon se në shtëpitë e bamnorëve të Tiranës ka ujë.

“Propaganda e Erion Veliajt përballë realitetit me ujin e (pa)pijshëm

Bashkia e Tiranës thotë ka ujë. Qytetarët thonë nuk ka. Edhe ato pak minuta kur vjen, uji ështe shumë i ndotur, burim infeksionesh e sëmundjesh.

Në foto, e dërguar nga një banor i pallateve te Astiri, uji duket si ujë moçali, por në të vërtetë ka dalë nga rubinetat e ujësjellësot të Erion Veliajt dhe paguhet si “ujë i pijshëm”.

Banorët e Astirit kanë njoftuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë që në dt 27 gusht, por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Ministrja dhe institucionet shtetërore nuk reagojnë ndaj denoncimeve që u shkojnë nga qytetarët, si denoncimi në këtë foto. Binomi hajdut qeveri-bashki, ose hesht, ose gënjen.

Kur uji moçalor që vjen në rubinetat e banorëve të Tiranës, është rrezik serioz për shëndetin, kjo nuk është më thjesht në kufijtë e papërgjegjshmërisë. Kjo është #KRIMINALE dhe kriminelët duhet të dënohen.” – shkruan Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *