Luiza Gega na bëri sërish krenarë në një event ndërkombëtar falë paraqitjes impresionuese të saj. Atletja shqiptare mori vendin e tretë në një përballje që nuk e kishte provuar më parë, në atë të 2 mijë metrave në Olimpiashtadion në Berlin.
Gara e 2 mijë metrave u fitua nga atletja gjermane Gesa Felisitas Krauze e cila vendosi një rekord të ri botëror.
Gega nga ana tjetër, përveçse doli e treta duke i sjellë Shqipërisë një medalje bronzi, gjithashtu shënoi një rekord të ri kombëtar.
Pas përfundimit të kësaj gare, Gega tha se ndihet në formë mjaft të mirë dhe se mezi pret të nisë përgatitjet për Botërorin i cili zhvillohet në Doka pas 26 ditësh.
“Rekord kombëtar, rekord personal. Vendi i 3. 2000 metra me pengesa 6:00.07. Sot vendosa nje nga rezultatet me te mira te karrjeres time sportive dhe per me teper vazhdoj te ndihem vertet ne forme shume te mirë. Mezi pres te filloj pergatitjet per kampionatin boteror “Doha 2019” 26 dite dhe #roadtodoha2019 Faleminderit gjitheve per suportin, do te thote vertet shume per mua.”-shkruan Gega.
Krause vendosi kohën më të mirë në botë për garën prej 2 mijë metrash me 5.52.80. Ndërsa Gega e përfundoi garën për një kohë prej 6:00.07.