Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Për pasojë është plagosur një këmbësor, që është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Ali Demi”, ndërsa drejtuesja e mjetit me iniciale G.S., është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:05, në rrugën “Ali Demi”, automjeti me drejtuese shtetasen G.S, ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesja e automjetit shtetësia G.S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.