Ndërron jetë turistja çeke në Golem.
“Rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase e moshuar Çeke, ende e pa identifikuar, ka humbur jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.”, jep detajet e para policia.
Ditë më parë një turiste izraelite humbi jetën pas një aksidenti me motor në Elbasan.