Vendosni fjalën kyçe....

“Ne do përçajmë gjithë Shqipërinë. Kush e zgjodhi Pjetrinin” – Hajdari e nis ‘mbarë’ parlamentin (Video)


Deputetja demokrate e ka nisur ‘si duhet’ sesionin e ri parlamentar. Gjatë fjalës së saj në Kuvend Hajdari iu referuar Valdrin Pjetrit si Pjetrini.

“Nuk mund të flisni për këtë gjë kur keni zgjedhur kandidatë si Pjetrini në Shkodër. Më thoni pse ju merreni me shkaqet, me pasojat dhe jo me shkaqet. Nëse ju i konsideroni një fitore të madhe dhe triumf zgjedhjet e 30-qershorit, nuk di se çfarë të them për kandidatët që zgjidhni.” – tha Hajdari.

Më tej ajo lëshoi jë tjetër perlë nga ta sajat kur deklaroi se ata do vijojnë ta përçajnë Shqipërinë.

“Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do shkojmë në çdo qytetet për të njohur vendin me alternativen demokrate. Ne do të fillojmë udhëtimin tonë, qytet më qytet, fshat më fshat. Ne nuk ndalemi nga beteja për të sjellë demokracinë në vend.” – shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *