Shqiptarët e Kosovës përbëjnë numrin më të madh të turistëve në qytetin e Durrësit, por pavarësisht kësaj shpeshherë bien pre e abuzimeve.
Një rast të tillë denoncojnë sot mediat në Kosovë, ku tre pushues kanë paguar 60 mijë lekë të vjetra për tre donera.
Denoncuesi thotë për “Drenica Press”, se sëbashku me dy shokët e tij kishin shkuar në një lokal në Durrës për të ngrënë diçka dhe porositën doner kebab me mish viçi. Por kur iu erdhi fatura, u habitën pasi një doner nuk kushton më shumë se 2 ose 3 mijë lekë të vjetra. Por fatura e tyre shënonte plot 60 mijë.
‘’As që donin t’ja dinin, vetëm lekë kërkonin, pronari së bashku me punëtorët. Jemi të zhgënjyer nga ta.”, thotë pushuesi kosovar.