Vendosni fjalën kyçe....

Shkëlqim Fusha fiton edhe tender ndërkombëtar me asnjë konkurent të huaj në garë


Shkëlqim Fusha, presidenti i “Fusha sh.p.k”, një nga përfituesit e mëdhenj të tenderave dhe të koncesioneve të mëdha në Tiranë fiton edhe tendera ndërkombëtare me asnjë konkurent të huaj në garë.

Kjo kompani ka fituar një tender të Fondit Shqiptar për Zhvillim, teksa në “garë” ka patur dy shoqëri shqiptare.

Përballë “Fushës” kanë qenë shoqëritë “Arifaj SH.P.K.” dhe “Gjikuria SH.P.K.”

“Rigjenerimi Urban i Sarandës”, ashtu si shetitorja e Himarës dhe Golemit, Bulevardit të Vlorës apo Sheshit Skënderbej në Tiranë do të jetë në dorë të “Fushës”.

Projektin mbi 570 milion lekë të reja e ka financuar Banka Botërore.

Detajet specifike mund t’i shihni në linkun që ka publikuar OPEN PROCUREMENT. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *