Vendosni fjalën kyçe....

Shkolla katolike në SHBA ndalon librat e “Harry Potter”


Që prej kohës kur librat e “Harry Potter” u botuan për herë të parë, ato dhe shkrimtarja Joanne Rowling, kanë fituar kundërshtarë si mes të krishterëve ashtu edhe myslimanëve. Një përplasje e fundit raportohet se ka ndodhur në Nashville, SHBA.

Reverendi Dan Reehil nga një shkollë famullie katolike ka zbuluar se librat për magjistarin anglez Harry Potter nuk janë më në dispozicion për studentët për shkak të përmbajtjes së tyre, raporton ‘The Tennessean’.

“Këto libra paraqesin magji si të mirë ashtu edhe të keqe, gjë që nuk është e vërtetë, por në fakt një mashtrim i zgjuar. Mallkimet dhe magjitë e përdorura në libra janë mallkime dhe magji aktuale; të cilat kur lexohen nga një qenie njerëzore rrezikojnë të çojnë në përhapjen e shpirtrave të këqij te personi që lexon tekstin”, pretendoi ai në një email.

Sipas priftit, para se të merrej vendimi për heqjen e këtyre librave nga biblioteka e shkollës, ai ishte këshilluar në SHBA dhe Romë për këshilla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *