Vendosni fjalën kyçe....

“Shpëtuam nga anarkia e kaosi, shpëtoi demokracia” – Ruçi falënderon deputetët e rinj


Kreu i Kuvendit, Ruçi, deklaroi në fjalën hapëse të sesionit të ri parlamentar se demokracia në vend kishte shpëtuar si dhe parlamenti kishte shmanur kaosin dhe anarkinë.

Ai tha se grupi i deputetëve të rinj ndihmoi në rikthimin e normalitetit në Kuvend.

“Kuvendi përballoi me dinjitet sfida të jashtëzakonshme dhe unike. Demokracia liberale si asnjëherë gjatë tre dekadave u provua si demokraci kushtetuese dhe vetë konstutucionalizmi si tendencë solide e saj. Si asnjëherë në historinë e pluralizmi, Kushtetuta u rezistoi aventurave duke shpëtuar kështu sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi. Rreth 70% e mandateve janë zëvendësuar shumë shpejt nga deputetët e rinj të opozitës, gjë që ndihmoi në rikthimin e normalitetit të Kuvendit. Kuvendi ushtroi me intensitet funksionin e tij legjislativ. Grupi i ri opozitar meriton mirënjohjen e gjithë shqiptarëve.” – tha Ruçi.

Më tej ai shtoi se prioritet i këtij sesioni parlamentar ishte reforma zgjedhore , ajo në drejtësi dhe çelja e negociatave për anëtarësimin në BE.

“Reforma në drejtësi ishte argumenti më bindës për rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Kjo reformë është meritë ekskluzive e Kuvendit. Në Kuvend do dorëzohen shumë shpejt kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese. Prioritet kemi përmbylljen e Reformës Zgjedhore, që do jetë një produkt i Kuvendit, duke përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare.” – shtoi kreu i Kuvendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *