Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptari gjendet pas dhjetë ditësh i varur në litar, muret të mbushura me letra


Fqinjët e një shqiptari janë përballur me një skenë të tmerrshme, kur e kanë parë me kokën varur në litar.

Mediat italiane shkruajnë se mëngjesin e djeshëm në Trieste, në një shtëpi të vogël në qendrën historike të Palombara Sabina. 52-vjeëari shqiptar jetonte atje i vetëm me qira.

Fqinjët kanë ndjerë një aromë të rëndë që vinte nga banesa e tij dhe të shqetësuar janë afruar dhe kanë parë nga dritarja.

Ku ç’të shohin, një skenë si në filat horror. Ata njoftuan policinë, e cila nga ana tjetër arritën në përfundimit se shqiptari kishte vrarë veten.

Ai kishte qenë se paku prej 10 ditësh i varur dhe trupi për shkak të temperaturave të larta ishte dekompozuar.

Fqinjët e kanë përshkruar 52-vjeëarin si një njeri të qetë, punëtor dhe që nuk pëzihej me njeri.

“Ne nuk e kishim parë atë për disa ditë, por ai ishte një person privat dhe nuk mund ta imagjinonim kurrë një dramë si kjo”, tha një nga fqinjët. Fillimisht ata kishin menduar se era e keqe vinte nga ndonjë kafshë, derisa në katër ditët e fundit u bë gradualisht e padurueshme.

Policia ka gjetur të ngjitura në mur disa letra të shkruara në shqip dhe në italisht,me fraza të tilla si “Ne vijmë nga Zoti dhe do të kthehemi te Zoti”, “Unë shkoj tek Perëndia ime”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *