Mijëra studentë të shkollave të mesme dhe universitare kanë bojkotuar sot mësimin në Hong Kong, në protestat e fundit pro demokracisë.
“BBC” shkruan se 10,000 nxënës nga 200 shkollat e mesme nuk u paraqitën për ditën e parë për vitin e ri shkollor sipas organizatorëve të protestës.
Aksioni i studentëve vjen në të njëjtën ditë kur ka patur thirrje për protests dy-ditore për demokraci. Me maska gazi në fytyrë, si një shenjë solidariteti me protestuesit, studentët kanë protestuar kundër guvernatores Carrie Lam, kundër ligjit të ekstradimit dhe ndërhyrjes nga Kina.
Protestat e mbajtura në fundjavë shënuan rastet më të këqija të dhunës mes protestuesve dhe policisë.
Të Shtunën, protestuesit hodhën bomba benzine, ndezën zjarre dhe sulmuan ndërtesën e parlamentit të Hong Kongut ndërsa policia përdori gaz lotsjellës, plumba gome, topa uji.
Hong Kong tani po hyn në javën e 14-të të demonstratave. Mëngjesin e sotëm, aktivistët ndërprenë shërbimet e trenave në stacione të ndryshme duke shkaktuar vonesa të mëdha të trafikut.