Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në rritje për Kashmirin, kryeministri pakistanez: S’do i përdorim të parët armët bërthamore ndaj Indisë


Kryeministri pakistanez, Khan, ka thënë se Pakistani nuk do i përdorë i pari armët bërthamore teksa tensionet me Indinë janë në rritje pës vendimit të Delhit për të ndërhyrë në Kashmir.

Komentet e tij erdhën pas deklaratës së drejtpërdrejtë të ministrit të Hekurudhave të Pakistanit, se është koha që të zhvillohet një “luftë përfundimtare” për liri.

Khan theksoi të hënën se vendi i tij nuk do jetë i pari që do të përdorë armët bërthamore me Indinë.

“Ne të dy jemi vende me armë bërthamore. Nëse këto tensione rriten, bota mund të jetë në rrezik”, tha Khan duke iu drejtuar anëtarëve të komunitetit fetar Sikh në qytetin lindor të Lahores.

Më herët gjatë ditës, ministri i Hekurudhave të Pakistanit, Sheikh Rashid Ahmed, paralajmëroi Indinë për sulme bërthamore.

Ai tha se kjo do ishte lufta e fundit megjithatë la të hapur mundësinë e dialogut për çështjen e Kashmirit në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *