Vendosni fjalën kyçe....

U fut në det për t’u larë por u ndje keq, ndërron jetë pushuesi në Shëngjin


Një person ka humbur jetën sot në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe viktima sipas të dhënave paraprake është identifikuar si Besnik Marlika, nga Kruja.

78-vjeçari kishte hyrë në det për t’u larë por është ndjerë keq nga ana shëndetësore. Pushuesit kanë njoftuar ambulancën, por rrugës për në spital ai ka ndërruar jetë.

“Në Shëngjin, shtetasi B.M. 78 vjeç, banues në Krujë, dyshohet që pasi ka hyrë në det për tu larë, është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe rrugës për në spital kur po transportohej me ambulancë, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *