Vendosni fjalën kyçe....

Uragani Dorian shënon viktimën e parë, një fëmijë 7-vjeç


Një djalë shtatë vjeçar është viktima e parë e Uraganit Dorian që ka goditur ishujt Bahamas. Siç shkruan “Mirror“, Lachino Mcintosh u mbyt kur familja e tij po përpiqej të largohej nga shtëpia e tyre në Abaco.

Motra e tij gjithashtu është shpallur e humbur. Deri më tani nuk është dhënë asnjë detaj tjetër mbi fëmijën e mbytur dhe as për të afërmit e tij.

Uragani i kategorisë 5 i quajtur Dorian, është uragani i dytë më i fuqishëm në Atlantik. Ai pritet të godasë ishujt për dy ditë me shira të rrëmbyeshëm, dallgë të larta dhe erëra të forta. Kur goditi ishujt Bahamas, erëra shënuan një shpejtësi mbi 270 kilometra në orë.

Uragani po shkon drejt Floridas dhe pritet të arrijë deri në bregun lindor të Amerikës.

Kryeministri i Bahamasit, Hubert Minnis iu lut banorëve të Abacos dhe të Grand Bahamas që të nisen për në ishullin kryesor për t’i shpëtuar stuhisë së rrezikshme.

“Unë dua që ju të mbani mend se shtëpitë, strukturat mund të zëvendësohen. Jetët nuk mund të zëvendësohen”, tha ai në një konferencë për shtyp të shtunën.

Minnis shtoi se 73,000 njerëz dhe 21,000 shtëpi ishin në rrezik nga kjo stuhi, me dallgë të cilat parashikohet të arrijnë deri në 6.1 metra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *