Vendosni fjalën kyçe....

Zhduket pa lënë gjurmë fituesja e parë spanjolle e Lojërave Olimpike


Raportohet e zhdukur Blanca Fernandez Ochoa, gruaja e parë spanjolle që fitoi një medalje në Lojërat Olimpike Dimërore.

Policia kombëtare e Spanjës tha se ish-skiatorja 56 vjeçare, u zhduk më shumë se një javë më parë.

Një makinë Mercedes A-Class në ngjyrë të zezë, në të cilën zonja Fernandez u pa për herë të fundit, është gjetur në një qytet afër Madridit.

Vajza e ish-skiatores, Olivia Fresneda raportoi zhdukjen e nënës së saj më 23 gusht dhe është shumë e shqetësuar.

E ëma sipas saj u largua nga shtëpia pa marrë me vete telefonin dhe nuk i ka përdorur kartat e saj të kreditit që nga momenti kur ajo u zhduk, thanë burimet e policisë për El Pais.

Siç shkruan “BBC“, detektivët që e kërkojnë zonjën Fernandez për shtatë ditë, ende nuk kanë gjetur ndonjë gjurmë të saj.

Kush është Blanca Fernandez Ochoa?

E lindur në Madrid në vitin 1963, Fernandez mori pjesë në katër Lojëra Olimpike Dimërore midis viteve 1980 dhe 1992.

Ajo ishte e para grua spanjolle që fitoi një medalje në Olimpiadën Dimërore. Ajo fitoi medaljen e bronztë në lojërat e vitit 1992 që u mbajtën në Albertville, Francë.

Në një intervistë në vitin 2014, Fernandez tha se skijimi i ishte kthyer në “fiksim”, por pranoi se preferonte të luante golf që kur doli në pension.

Fernandez vinte nga një familje ku të gjithë bënin ski. Ajo ishte një nga pesë motrat dhe vëllezërit që garuan në Lojërat Olimpike Dimërore për skuadrën e skijimit spanjoll.

Vëllai i saj, Francisco Fernandez Ochoa, ishte spanjolli i parë mashkull që fitoi një medalje të artë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1972, që u mbajtën në Japoni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *