Vendosni fjalën kyçe....

“13 tetori i pamundur, po përgatitemi për zgjedhje të përgjithshme në pranverë” – Paloka


Zëvendëskryetari i PD-së, Paloka, ka deklaruar se data 13 tetor është e pamundur për zgjedhje duke theksuar se selia blu po përgatitet për zgjedhje të parakohshme në pranverë.

Ndërsa shtoi se Partia Demokratike do nisë protestat si mënyrë reagimi qytetar, ndërsa tha se opozita do ndërmarrë edhe hapa të tjerë.

“Ne do të vazhdojmë me protesta, sepse thashë protesta është mënyra e reagimit qytetar. Ne do të vazhdojmë e do përgatitemi edhe për hapa të tjera. Ne po përgatitemi, besoj se do shkojmë në zgjedhje. Për pak kohë do na duhet të shkojmë në zgjedhje. 13 tetori është i rënë. Deri në pranverë, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme.

13 tetori ishte një datë perfektë edhe për vetë Ramën, që do të kishte mundësi të zgjidhte kandidatë, por ai prapë procesin e shkatërroi. I vetmi që propozon datën është presidenti dhe nëse presidenti e ka gabim, këtë datë e hedh poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *