Vendosni fjalën kyçe....

Anija e mbytur në Kaliforni, gjenden trupat e 25 personave


Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur kufomat e 11 grave dhe 9 burrave nga rrënojat e anijes që mori flakë dhe dhe u mbyt pranë ishullit Santa Cruz, Kaliforni.

Vendndodhja e 5 trupave të tjerë është zbuluar ndërsa kërkimi për të tjerët është ndërprerë përkohësisht.

Nga të paktën 38 njerëz që ishin në bordin e anijes së zhytjes, vetëm pesë dihet se kanë mbijetuar. Pesë trupa të tjerë janë vendosur në rrënojat e anijes, por ende nuk janë gjetur.

Viktimat duhet të identifikohen duke përdorur teste të ADN-së, pasi trupat e tyre kanë pësuar “dëmtime ekstreme termike” gjatë flakëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *