Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar sot shifrën që sipas tij, ka kushtuar shtëpia e kryeministrit Edi Rama në Surrel.
Basha e quan Ramën mjeshtër të mashtrimit dhe përmes një videoje zbulon edhe shumën për banesën e tij.
“Edi Rama është artist i mashtrimit. Gjithçka që ka premtuar, gjithçka që ka thënë ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur dhe grabitur bashkë me kriminelët dhe oligarkët. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve.
Pasuri dhe Luks për vete, Papunësi, Varfëri dhe Pasiguri për njerëzit. Mashtrimeve dhe gënjeshtrave të Hajdutit Psiqik ju ka dalë boja.”, shkruan Basha krahas videos.
Kohët e fundit, Basha ka publikuar nga një video të re për mashtrimet e Ramës dhe një ditë më parë tha se vetëm zyra e kryeministrit kushtonte 5.5 milionë euro.