Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon mesazhin: AKU Sarandë gjoba bizneseve, me llogari të fshehtë bankare


 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili akuzon Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Sarandë për presion ndaj biznesmenëve.

Sipas qytetarit, punonjës të AKU-t presionojnë pronarët e hoteleve që të japin ryshfete duke i derdhur paratë në një llogari bankarë të fshehtë.

“Akuzon AKU Sarande per ryshfete dhe gjoba, llogari te fshehte! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Z.Sali Berisha.
Keni mundesi te publikoni se sa i ka shkuar llogaria perfaqesuesit te AKUT kete periudh.
Dua te them se personat qe kane hotele ne Sarande lekun e derdhnin ne nje nr llogarie ne Vlore.(shuma 50000 te reja )
Kaq ishte gjoba e fsheht e AKUT per hotelet , po per subjektet e tjera.
Gjynah ja pin gjakun ktij populli.”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim lidhur me këtë çështje, por kujtojmë se jo pak herë denoncimet e publikuara nga zoti Berisha kanë rezultuar të vërteta dhe autoritetet kanë nisur hetimet duke i konfirmuar ato.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *