Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson humb shumicën në parlamentin britanik


Qeveria britanike ka humbur zyrtarisht shumicën e saj në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, pasi deputeti i Partisë Konservatore, Phillip Lee, u largua për t’u bashkuar me Demokratët Liberalë, duke i dhënë një goditje Kryeministrit Boris Johnson.

Ndërsa po bënte deklaratën e tij të G7-ës në Dhomën e Komunëve, Johnson u detyrua të bërtasë teksa në sallë kishte ovacione mbështetjeje për Lee, një deputet që kërkon që Britania të qëndrojë në BE, i cili zuri vendin e tij me kolegët e tij të rinjë liberal-demokratë.

Johnson tani është në krye të një qeverie të pakicave. Në një deklaratë tronditëse të postuar në mediat sociale, Lee shpërtheu ndaj qeverisë konservatore duke thënë se administrata e Johnson po përdor “manipulim politik, ngacmim dhe gënjeshtra”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *