Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson kërcënon me zgjedhje të reja


Boris Johnson ka kërcënuar konservatorët me zgjedhje të reja në tetor. Kryeministri britanik u dha një ultimatum rebelëve brenda partisë së tij për Brexit-in.

Si u zotua se do të thërrasë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme muajin tjetër, në rast se do shtyhet projekt-ligji i paraqitur nga një grup që kërkojnë të bllokojnë daljen nga BE pa asnjë marrëveshje.

Nëse vërtet 20 konsevatorë dalin si rebelë dhe të martën votojnë me opozitën, atëherë kryeministri do ta konsiderojë këtë si votëbesim.

Nëse e humbet, atëherë ai do të ishte i detyruar të shpallë zgjedhjet e reja parlamentare. Në luftën për pushtet mes parlamentit dhe kryeministrit bëhet fjalë për lëvizje strategjike, dhe se kush arrin të manovrojë palën tjetër.

Zgjedhjet e reja ai tha se mund të mbahen me 14 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *