Vendosni fjalën kyçe....

E rrëmbyen nga krahët e nënës, gjendet vajza e kampionit të garave me anije të “Formula 1”


Gjendet vajza gjashtë vjeçare e kampionit të garave me anije Wynand de Jager, në Afrikën e Jugut. Vogëlushja u rrëmbeu nga krahët e nënës së saj jashtë shkollës para dy ditësh.

“Daily Mail” shkruan se rrëmbyesit e hodhën vogëlushen e quajtur Amy-Lee në një cep rruge në mes të natës. Një çift e pa vajzën të shqetësuar dhe me lot në sy në orët e para të mëngjesit të së martës, rreth 19 orë pas rrëmbimit.

Vogëlushja u ribashkua me familjen e përshkroi përvojën si ’19 orët më të gjata të jetës sonë’.

Rrëmbyesit kishin kërkuar 110,000 dollarë për të liruar vajzën, por policia tha se kjo shumë parash nuk ishte paguar pasi banda mund të jetë frikësuar për shkak të publicitetit të ngjarjes.

“Fotografia e saj ishte kudo në internet dhe në lajme dhe ne besojmë se ata menduan se do të ishin më mirë ta lironin Amy-Lee”, tha një burim policie për Times Live.

Vajza tanimë po ekzaminohet nga mjekët, për të parë nëse është dëmtuar nga rrëmbyesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *