Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden 25 trupa të pajetë, pas zjarrit në anijen në Kaliforni


Të tjera detaje zbulohen lidhur me situatën pas shpërthimit të një anije në flakë në Kaliforni. Rojet Bregdetare amerikane njoftuan se kanë gjetur 25 trupa të pajetë dhe nëntë të tjerë mbeten ende të zhdukur.

Autoritetet do të vazhdojnë të kërkojnë për nëntë personat e humbur, por kanë pak shpresë se ndonjë tjetër mund të gjendet i gjallë.

Nga të gjithë anëtarët e ekuipazhit, vetëm pesë njerëz kanë mbijetuar nga zjarri pasi u hodhën në një varkë shpëtimi dhe u shpëtuan nga një anije aty pranë.

Ekiper e shpëtimit fillimisht gjetën katër trupa të pajetë rreth 90 milje në veri-perëndim të Los Anxhelosit, larg ishullit të Santa Cruz.

Gjashtëmbëdhjetë trupa të tjerë u tërhoqën nga uji më vonë gjatë ditës së hënë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *