Juventusi duhet të bëjë pa shërbimet e Kielinit, Mandzukiçit e Can për ndeshjen e parë në grup të Ligës së Kampionëve.
Teksa kroati e turko-gjermani janë lënë jashtë nga trajneri Sarri, mbrojtësi Kielini do operohet në këmbë e kësisoj do mungojë për rreth 6 muaj.
Juventusi bën pjesë në Grupin D bashkë me Leverkusenin, Atletikon e Madridit e Lokomotivën e Moskës, një grup i lehtë në letër për torinezët që këtë sezon janë më të etur se kurrë për Ligën e Kampionëve.
Ndeshjen e parë italianët e luajnë ndaj Atletikos së Madridit në Spanjë më 18 shtator.