Vendosni fjalën kyçe....

Kapet në Gjermani “drejtori i bankës”, si e mashtroi një grua në Tiranë duke i marrë 230 mijë euro


 

Majtas Ilir Demolli

Kapet në Gjermani “drejtori i bankës”, i cili në 2012-ën ka mashtruar një grua duke i marrë 230 mijë euro.

Ilir Demolli, 54 vjeç është gjetur në Gjermani, duke u ekstraduar drejt vendin tonë.

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Demolli ishte prezantuar te shtetësja F.Sh si “drejtori i një banke private”.

“Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Mynih, më datë 05.03.2019, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2012, i kishte marrë me anë të mashtrimit shtetases F.SH., një shumë prej 230 000 eurosh, duke ju prezantuar si drejtor i një banke private.

Nga kjo shumë, ky shtetas i ka kthyer të dëmtuarës vetëm shumën 25 000 euro.”, jep detaje nga ngjarja e viteve më parë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *