Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës, Paloka: Rama po zhytet më thellë në çmendurinë e tij


“Vazhdimi i lojes me te ashtuquajturin “komision hetimor per shkarkimin e Presidentit te Republikes tregon qartazi se Rama ka vendosur te zhytet edhe me thelle ne çmendurine e tij antiligjore, antikushtetuese dhe antidemokratike.”, reagon Edi Paloka, lidhur me komisionin hetimor parlamentar të maxhorancës që është ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Sipas Palokës shqiptarët meritojnë Europën dhe jo Ramën.

“Ai qe emeroi Valdrin Pjetrin dhe qe vazhdon te mbroje Kajmakun, kercenon me shkarkim Presidentin e Republikes vetem sepse ne zbatim te detyrave te tij kushtetuese mori vendime qe prishen planet e Rames per te futur vendin ne gjakderdhje.

Shqiperise tanime i eshte prere rruga per hapjen e negociatave prej nje qeverie te lidhur me krimin e qe shkeljen e ligjit e te Kushtetutes e ka kthyer ne rutine , por nuk mund te lejojme qe çmenduria dhe babezia e nje njeriu te na ktheje vite mbrapa.”, shkruan më tej në profilin e tij në “Facebook” Paloka.

Komisioni e ka thirrur Metën të paraqitet me 6 shtator në Kuvend por presidenti në një reagim të sotëm u përgjigj: “Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit…”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *