Ulsi Manja drejton sot Komisionin Hetimor e ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në pozitën e drejtuesit, Manja u uroi mbarësi dhe anëtarëve të tjerë të Komisionit.
“Na shkoftë mbarë të gjithëve”, e nisi fjalën e tij Manja.
Ky komision do të miratojë një plan hetimor, i cili do të synojë hetimin e shkeljeve të mundshme të Kreut të Shtetit në lidhje me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Kujtojmë se Ulsi Manja është një ndër ekspoentët e Partisë Socialiste që akuzohet nga opozita për përfshirjen në shitblerjen e votave dhe emri i tij është përmendur në “dosjen famëkeqe 184”.
Vijon…