Demokrati Bardh Spahia ka denoncuar mungesën e preparatit që duhet për kryerjen e Rezonancës Magnetike.
Në statusin e tij në “Facebook”, Spahia shkruan se ministrja Manastirliu që trumpeton me të madhe sukseset në shëndetësi, ka harruar se drejton një sektor ku njerëzit po prekin dështimet çdo ditë.
Ai e cilëson propagandën e ministres si kriminale në kurriz të shëndetit të qytetarëve.
“PAPERGJEGJSHMERI ME JETET E QYTETAREVE. Ministrja Manastirliu po rropatet dite pas dite te shese “arritjet” sipas saj ne shendetesi. Ndersa reklamon me te madhe ndryshime ne skemen e vaksinimit, harron dhe mbase as nuk e kupton, qe drejton nje sektor, ku njerezit i prekin deshtimet cdo dite dhe i vuajne pafund pasojat e korrupsionit dhe paaftesise kriminale te kesaj qeverie.
Se fundmi ne QSUT mungon edhe preparati Magnivist, kontrasti per kryerjen e Rezonances Magnetike, nje nga ekzaminimet baze dhe me thelbesore per pacientet.
Si mjek do ti thoja zonjes Manastirliu, qe propaganda fasade ne shendetesi ta nxjerr bojen me shpejt sesa kudo tjeter. Propaganda juaj shterpe ne shendetesi eshte thjesht kriminale e ne kurriz te shendetit dhe jetes se qytetareve e pacienteve shqiptare.
E pacipe se si fasada shitet si pune, e jeta e njerezve mbetet ne meshire te trajtimit me papergjegjshmeri kriminale te nje sektori qe ka te beje me jete njerezish! #PapergjegjshmeriKriminale.” – shkruan Spahia.