Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria pushon hetimet për pastrim parash ndaj Emiljano Shullazit


Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për Emiljano Shullazin duke dalë në konkluzionin se nuk mund të ngrihet akuzë për pastrim parash.

Po kështu, hetimet janë pushuar edhe për biznesmenin Ylvi Beqja.

Hetimet nisën për transaksionet e ish-hotel “Vollgës”. Por banda e Shullazit u quajt fajtore për akuzat e gjobëvënies dhe grupit të strukturuar kriminal. Emiljano Shullazi u shpall fajtor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zakos por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

14 vite burg vendosi Gjykata e Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin, 12 vite burg, për Gilmando Danin. Ndërsa për Endri Zelën është vendosur të vuajë dënimin prej 10 vitesh. Anëtarët e tjerë të bandës si Blerim Shullazi dhe Endri Qyqa u dënuan me 9 vite dhe 10 vite burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *