Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e heshtur kundër mufkave të Murrizit (FOTO/VIDEO)


Dhjetëra anëtarë të shoqatës ‘Down Syndrome Albania’ si dhe shumë qytetarë të tjerë, protestuan dje me nisjen e Parlamentit, kundër deputetit Myslim Murrizi, për shkak të ofendimit që ai i bëri një ndjekësi në faqen e tij në Facebook duke e quajtur ‘down’.

Protestuesit kërkuan që Murrizi të largohet nga posti që mban si zv.kryetar i Kuvendit dhe si deputet. E madje kërkuan dhe përkrahjen e deputetëve dhe politikanëve që kanë të afërm me aftësi të kufizuar.

Qytetarët mbanin pankarta në duar me mbishkrimet ‘Kërko falje dhe jep dorëheqjen”, “Luftoni injorancën tuaj”, “Edhe unë kam ndjenja dhe dashuroj. Edhe ti, apo jo?”, apo “Sindroma Down nuk është sëmundje”.

Atyre iu bashkua edhe këngëtari i grupit “West Side Family”, Landi Hysi.


E gjitha nisi pas një debati të Murrizit në rrjetet sociale me një ndjekës. Komentuesi e kritikonte Murrizin për idetë e tij, por pa përdorur asnjë fjalë fyese.

Murrizi iu kthye atij: “Më vjen për të vjellë kur shoh që një doën komenton në ‘Facebook’-un tim”.

 

FOTOGALERI:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *