Ka shpëtuar për mrekulli ministri i Jashtëm i Serbisë dhe bashkëudhëtarët e tij në avionin që u godit nga një rrufe.
“U dëgjua një shpërthim i vogël dhe u pa një ndezje”, ka thënë Daçiç.
Piloti pas ngjarjes është detyruar të bëjë ulje emergjente në një nga aeroportet e Sllovenisë, ndërsa qielli në zonën mbi Slloveninë dhe Kroacinë po goditej nga qindra rrufe.
“Një dramë e vërtetë”, shkruan portali “Telegraf.rs”.
Daçiç ishte nisur drejt Forumit Strategjik të Bled-it, që nis sot, ku do të takohet edhe me të dërguarin special amerikan për Ballkanin, Matthew Palmer.