Rritet bilanci i viktimave nga uragani Dorian në ishujt Bahamas. Siç shkruan “BBC“, të paktën pesë njerëz janë konfirmuar se kanë vdekur ndërkohë që uragani Dorian vijon të godasë vendin.
Kryeministri Hubert Minnis tha se viktimat janë nga ishujt veri-lindorë të Abaco-s, ku stuhia goditi më fort.
Rreth 13,000 shtëpi kanë mbetur të dëmtuara ose të shkatërruara, sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Minnis tha se uragani i dytë më i fortë në Atlantik mbetet “jashtëzakonisht i rrezikshëm”.
Dorian është stuhia e dytë më e fuqishme që ka goditur Bahamasin në histori dhe më vonë do të lëvizë në bregun lindor të SHBA, sipas parashikuesve.
Kur goditi Bahamasin, uragani Dorian erdhi si një stuhi e kategorisë pesë, por tani është dobësuar në kategorinë katër me erëra të qëndrueshme maksimale afër 240 km / orë, thotë Qendra Kombëtare e Uraganëve në SHBA (NHC).