Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me thikë në ditën e parë të shkollës, vriten 8 fëmijë në Kinë


Të paktën tetë fëmijë kanë humbur jetën pasi janë sulmuar me thikë në ditën e parë të shkollës, në provincën Hubei në Kinë.

Mediat lokale shkruajnë se një i dyshuar 40-vjeçar i quajtur Yu, është arrestuar pas sulmit. Dy fëmijë të tjerë u raportuan të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Sulmi ndodhi në Shkollën Fillore Chaotangpo në provincën Hubei, por motivi i 40-vjeçarit për ta kryer atë mbetet i paqartë.

Ka pasur disa sulme ndaj nxënësve të shkollave në territorin e Kinës vitet e fundit. Në fillim të këtij viti, 20 nxënës u plagosën kur një burrë me çekiç sulmoi një shkollë fillore në Pekin.

Në qershor të vitit të kaluar, dy fëmijë u qëlluan për vdekje me thikë nga një burrë jashtë një shkolle fillore në Shanghai.

Në prill të vitit të kaluar, nëntë fëmijë u vranë dhe mbi 10 të tjerë u plagosën jashtë një shkolle të mesme në Shaanxi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *