Vendosni fjalën kyçe....

Tatuazhet kanë efekt të rrezikshëm në trupin e njeriut – Studimi


Nëse i hidhni një sy nyjeve limfatike të një personi me shumë tatuazhe, do të vini re diçka shumë të çuditshme: një spërkatje mikroskopike prej metali.

Është e njohur prej disa kohësh që tatuazhet mund të rezultojnë në futjen e nanocopëzave metalike në trup, ku ato pompohen përreth derisa të kapen nga sistemi imunitar në nyjet limfatike, të ndodhura në të gjithë trupin, përfshirë nën sqetull, ije e qafë. Më parë u supozua se ndotja vinte nga bojërat, megjithatë, një studim i ri ka treguar që nuk është kështu.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gjurmët e nikelit dhe kromit që gjenden në nyjet limfatike të njerëzve me tatuazhe në të vërtetë e kanë origjinën nga gjilpëra e tatuazhit, siç raportohet në “Gazetën Toksikologjike të Grimcave dhe Fibrave”.

Ekipi, i udhëhequr nga studiues në Institutin Federal për Vlerësimin e Riskut në Gjermani, filloi hetimin duke studiuar indet e njerëzve të vdekur me tatuazhe dhe atyre pa tatuazhe.

Brenda indeve të nyjeve limfatike të personave me tatuazhe, ata gjetën grimca hekuri, kromi dhe nikeli që variojnë nga 50 nanometra deri në 2 mikrometër në madhësi.

Kjo mund të tingëllojë e parëndësishme, por nanopartelet janë potencialisht më të rrezikshme se grimcat më të mëdha pasi ato kanë një raport më të lartë sipërfaqe-vëllim, gjë që çon në një lëshim më të lartë të elementeve toksikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *