Vendosni fjalën kyçe....

Uragani Dorian në SHBA i vëzhguar nga hapësira (VIDEO)


Pesë persona kanë humbur jetën në SHBA për shkak të uraganit Dorian.

Por po kështu mijëra dëme janë shkaktuar nga ky uragan, i cili vazhdon të godasë.

Këto janë pamjet nga stacioni hapësinor i NASA-s, të cilat tregojnë edhe në distanca shumë të mëdha, forcën që ka uragani.

Rreth 13,000 shtëpi kanë mbetur të dëmtuara ose të shkatërruara, sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Minnis tha se uragani i dytë më i fortë në Atlantik mbetet “jashtëzakonisht i rrezikshëm”.

Dorian është stuhia e dytë më e fuqishme që ka goditur Bahamasin në histori dhe më vonë do të lëvizë në bregun lindor të SHBA, sipas parashikuesve.

Kur goditi Bahamasin, uragani Dorian erdhi si një stuhi e kategorisë pesë, por tani është dobësuar në kategorinë katër me erëra të qëndrueshme maksimale afër 240 km / orë, thotë Qendra Kombëtare e Uraganëve në SHBA (NHC).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *