Vendosni fjalën kyçe....

Video e frikshme , tifozi rrëzohet nga tribuna e stadiumit në Brazil


Ky është momenti tmerrues kur një tifoz brazilian i futbollit ra  rreth 12 metra nga tribuna e stadiumit, para se të godiste dy persona të ulur në pjesën e poshtme, me të tre që mbijetuan në mënyrë të çuditshme.

Skenat tronditëse ndodhën në stadiumin “Estadio Cicero Pompeu de Toledo” në Sao Paulo, i njohur si Morumbi, ku rivalët brazilianë Sao Paulo dhe Gremio ishin duke luajtur ndaj njëri-tjetrit.

Një djalë 23-vjeçar, i identifikuar më vonë si Lago de Melo Rios, ishte duke u përpjekur të ngjitej në kangjella në pjesën e sipërme të stadiumit përpara se të binte papritur, duke goditur dy persona, përfshirë një vajzë 13-vjeçare.

Të tre personat shpëtuan fatmirësisht  pa dëmtime të mëdha nga incidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *