Vendosni fjalën kyçe....

Zhduket pa lënë gjurmë miliaderi që besohet se ka informacione kyçe mbi çështjen e Epsteinit


Është zhdukur pa lënë gjurmë një miliarder, për të cilin autoritetet besojnë se mund të ketë informacione të rëndësishme mbi Jeffrey Epsteinin, miliarderin e dënuar për pedofili i cili vrau veten në qeli muajin e kaluar.

Bëhet fjalë për themeluesin e një agjencie modelimi.

“Jean-Luc Brunel, 72 vjeç, është zhdukur ndërkohë që policia kërkon t’i bëjë pyetje ‘urgjente’ francezit për pedofilin”, njoftoi Daily Mail.

“Hetuesit po kryejnë hetime në Brazil dhe Sh.B.A, dhe prokurorët evropianë dhe francezë po ndjekin gjithashtu akuzat në lidhje me financierin, i cili vdiq në moshën 66 vjeç përpara se të mund të përballej para drejtësisë dhe me akuzat e fundit.”, shkruan gazeta.

“Bosi i agjencisë po kërkonte talente të reja në Brazil që në fillim të kësaj vere”, shtoi Daily Mail.

Këtë muaj, prokurorët francezë kanë filluar një hetim paraprak nëse të miturit e abuzuar seksualisht nga Epsteini janë nga Franca. Ata thonë se Brunel është “i pakontrollueshëm sepse ai nuk ka një adresë, llogari në internet ose media sociale.”

Në fillim të muajit të kaluar, vëmendja u zhvendos nga Epstein, i cili dyshohet se kreu vetëvrasje në burg, te socialistja britanike Ghislaine Maxwell, e cila akuzohet se ndihmoi në rekrutimin e vajzave të mitura për Epsteinin.

Autoritetet besojnë se Epstein kreu vetëvrasje më 10 gusht nën një seri rrethanash të çuditshme që kanë nxitur përhapjen e teorive konspirative në internet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *