Vendosni fjalën kyçe....

“Anëtarët e mazhorancës në KQZ cënuan sigurinë juridike, probleme me regjistrimin e Bindjes Demokratike” – OSBE/ODIHR


OSBE/ODIHR ka gjetur problematika dhe e ka kritikuar rolin e KQZ-së në votimet e 30 qershorit.

Sipas institucionit ndërkombëtar, transparenca e KQZ-së u cënua nga anëtarët e mazhorancës në këtë komision.

Një tjetër problematikë e gjetur është regjistrimi i paligjshëm i Bindjes Demokratike në zgjedhje nga ana e KQZ-së.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cënuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi të partisë së sapo regjistruar BD që të mbledhë nënshkrime mbështetëse siç e kërkon ligji.” – thuhet në raport.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *