Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë u diskutua në takimet e Bashës e Kryemadhit me zyrtarin e DASH-it


Kreu i PD-së Basha dhe ajo e LSI-së, Kryemadhi, kanë zbuluar diskutimit që kanë pasur me zyrtarin e lartë të DASH, që ka mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës.

Në një postim në faqen e tij në “Twitter”, Basha shkruan se me Kostelancik ka patur një diskutim të hapur në qendër të të cilit kanë qenë rikthimi i sundimit të ligjit në vend, dhënia fund e kapjes së shtetit e korrupsionit si dhe partneriteti strategjik me SHBA-në.

“Diskutim shume i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, Drejtori i ri i Zyrës së Europës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Në fokus, fund  pandëshkueshmërisë së politikanëve, rikthim i sundimit të ligjit, dhënie fund kapjes së shtetit dhe korrupsionit si dhe forcimi i partneritetit strategjik të Shqipërisë me SHBA.” – shkruan Basha.

Ndërsa në takimin e Kryemadhi me zyrtarin e lartë të DASH-it, mësohet se është folur për rëndësinë e hapjes së negociatave me BE-në, zgjedhjet e lira e të ndershme si dhe forcimi i bashkëpunimit me SHBA-në.

“Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarde, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin europian të Shqipërisë.” – theksoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *