Ky është momenti kur një peshkatar spanjoll filmon 16 emigrantë të paligjshëm që braktisin varkën e tyre në brigjet e Ibizas dhe ngjiten në një faqe shkëmbore.
Incidenti, i filmuar nga peshkatari Felipe Roig Jones dhe i shpërndarë në mediat sociale, ndodhi mëngjesin e djeshëm në Sol d’en Serra në komunën e Sant Josep, afër aeroportit në Ibiza.
Pamjet tregojnë 16 emigrantë, të cilët raportohet se lundruan nga Algjeria duke arritur në Ibiza në një anije të vogël.
Sipas raporteve 16 emigrantët ishin arrestuar nga policia spanjolle. Dy anije të tjera arritën përgjatë të njëjtës vijë bregdetare të shtunën dhe 27 migrantë u arrestuan, sipas mediave lokale.
Të dielën, një varkë e katërt mbërriti në Ibiza dhe autoritetet raportuan se arrestuan tetë migrantë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të ndaluarve në 51 gjatë fundjavës.