Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është paraqitur vetë në Gjykatë, pasi ishte kërcënuar të shoqërohej me forcë lidhur me çështjen “Babale”.
Bardhi , ishte njoftuar dy herë për të dëshmuar dhe më në fund do të marrë pjesë në seancën e radhës gjyqësore në procesin e njohur si “Babalja”.
Lidhur me këtë çështje, prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur ish-deputetin Ervin Salianji nën akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Sot ka qenë i pranishëm vetëm Fredi Alizoti ndërsa dy të pandehurit e tjerë, ish-deputeti Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi mungonin.
Bardhi tha se urdhri i Gjykatës së Tiranës ishte i paligjshëm: “S’kam pasur njoftim për të ardhur në seancë. Është i paligjshëm urdhri për shoqërim të detyrueshëm”.