Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi “kokë më kokë” me Bashën në selinë blu


Dy liderët e partive më të mëdha opozitare në vend, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi po zhvillojnë një takim sot në selinë blu.

Mendohet se takimi i tyrë bëhet në kuadër të aksionit të ardhshëm opozitar. Me nisjen e sesionit të ri paralamentar të hënën, edhe opozita ka nisur diskutimet se çfarë do të bëjnë në vazhdim.

Kujtojmë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar organizimin e protestave me pjesëmarrje të gjerë popullore, duke nisur nga shtatori.

Ndërkohë nesër Basha pritet që të takojë aleatët e vegjël, më të cilët ka pasur disa mosmarrëveshje të vogla, për shkak të datës 13 Tetor të caktuar nga presidenti Ilir MEta për zgjedhjet lokale.

LSI, bashkë me aleatët opozitarë (përveç PD) kanë dorëzuar kërkesat e tyre pranë KQZ për t’u regjistruar në zgjedhje , pavarësisht se nga vetë KQZ nuk nisën procedurat për regjistrim.

PD vendosi që të mos bënte asnjë hap për regjistrimin në këto zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *