Vendosni fjalën kyçe....

Linda Rama leksion publikut për median


Ndryshe nga bashkëshorti i saj kryeministër i cili s’ka lënë gjë pa thënë ndaj gazetarëve, duke i quajtur “kazan”, “kadrinj”, etj…, Linda Rama duket më e zbutur në fjalorin e saj për mediat dhe gazetarët.

Një ditë më parë, gruaja e kryeministrit, e diplomuar për Ekonomi dhe me eksperiencë në një pozitë drejtuese në një nga bankat në Shqipëri, ka publikuar një leksion për mediat.

Ndjekjen e mediave zonja Rama e konsideron thelbësore për të gjithë, por ama shprehet e shqetësuar për lajmet e rreme dhe u sugjeron lexuesve që të mësojnë se si t’i filtrojnë ato.

“Ashtu si këndimi, shkrimi dhe arithmetika, leximi i medias duhet trajtuar si një “kompetencë thelbësore” për të gjithë. Pa të nuk do të mund të kemi një shoqëri të shëndoshë. Arma efektive për të goditur lajmin e gënjeshtërt është mësimi i leximit të medias qysh në fëmijëri.”, ka shkruar Linda Rama në “Twitter”, duke shpërndarë një artikull të ‘World Economic Forum’, ku thuhet se besimi në media është pak a shumë si ajri që thithim. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *