Që me rikthimin në punë, Komisioni i Ekonomisë duket se ka vendosur të rrëzojë çdo vendim, sugjerim apo kërkesë të presidentit Ilir Meta.
Pasi rrëzoi dje katër dekrete të presidentit për rrëzimin e katër ligjeve, i njëjti komision ka vendosur rrëzimin e kandidaturës së propozuar nga presidenti për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm vetë kandidati Petraq Milo, por në fund maxhoranca ka votuar kundër tij.
Kandidatura e tij nuk u miratua sepse mori vetëm 4 vota pro dhe 9 kundër. Milo është kandidatura e tretë që shumica i rrëzon Metës për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Dy kandidatët e mëparshëm kanë qenë Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri.