Vendosni fjalën kyçe....

Mësueses në Shkup i dalin foto nudo në internet, prindërit kërkojnë shkarkimin (VIDEO)


Shkolla ‘’Llaze Angellovski’’ në lagjen Lisiçe e Re në Shkup po përballet me një situatë shumë të sikletshme, pasi një prej mësueseve atje, i janë publikuar disa fotografi dhe video nudo në internet.

Gazetarët i janë drejtuar ambienteve të shkollës për të marrë në pyetje drejtorin në lidhje me ngjarjen, por ai nuk ndodhej atje. Zv.drejtori nga ana tjetër nuk pranoi t’u përgjigjej.

Mësuesja ishte zëvendësuar një ditë më parë me një tjetër, pas revoltës së prindërve të cilët thonin se nuk duan që një “mësuese pornografe” t’u japë mësim fëmijëve të tyre.

Kjo nuk është hera e parë që një mësuese, përballet me largim nga puna në Maqedoni. Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në vitin 2015 në Kumanovë. Disa media sugjerojnë se bëhet fjalë për të njëjtën mësuese dhe për të njëjtat foto.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *