Vendosni fjalën kyçe....

“Mospublikimi i dekretit të Presidentit në Fletoren Zyrtare, veprim i paligjshëm” – Raporti i OSBE/ODIHR


Në raportin përfundimtar prej 34 faqesh për votimet e 30 qershorit theksohet ndër të tjera se mospublikimi i dekretit të presidentit Meta për 30 qershorin në Fletoren Zyrtare ishte i paligjshëm.

Sipas institucionit në fjalë, Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të shqyrtojë ligjshërinë e një dekreti presidencial duke theksuar se vendimi i marrë ngë Kolegji Zgjedhor për anulimin e dekretit ishte nën presion dhe i ndikuar nga vettingu.

“Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *