Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari reagon pas mufkës në Parlament: Po më sulmoni me gjëra banale


Gafa e Rudina Hajdarit në nisjen e sesionit të ri parlamentar “Ne do të përçajmë Shqipërinë” do t’u mbetet gjatë në mendje shqiptarëve.

Vetë Rudina sapo ka reaguar duke thënë se lapsuset e saj në Parlament janë të pranueshme dhe më mirë sesa të thoshte gënjeshtra.

“Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85% e shqiptarëve thonë “Rama ik” & “Basha & Kryemadhi hajde”. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre.”, shkruan Hajdari.

Deputetja duket se është prekur në veçanti dhe për kritikat ndaj saj lidhur me anglishten dhe thotë se kundërshtarët po e sulmojnë me gjëra banale.

“Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me Amerikanët, Gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre. Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale.”, shkruan Hajdari.

Ditën e hënë në Parlament, Hajdari bëri disa gafa rresht. Fillimisht duke iu referuar Valdrin Pjetrit si Pjetrini, e më pas kur kulmi u shënua kur tha se opozita në Parlament do të punonte fort për përçarjen e Shqipërisë.

“Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do shkojmë në çdo qytet për të njohur vendin me alternativen demokrate. Ne do të fillojmë udhëtimin tonë, qytet më qytet, fshat më fshat. Ne nuk ndalemi nga beteja për të sjellë demokracinë në vend.” , janë fjalët e saj.

Gafa të tilla janë bërë të zakonshme për Hajdarin, e cila që nga dita e parë kur është bërë deputete, nuk ka arritur të shënojë një fjalim të vetëm pa bërë së paku një gabim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *