Vendosni fjalën kyçe....

Nga pabalancimi i KQZ-së te mungesa e Kushtetueses, të gjitha problematikat e 30 qershorit sipas OSBE/ODIHR


Në raportin e OSBE-ODIHR për 30 qershorin theksohen problematika të shumta siç janë zhvillimi i votimeve pa pjesëmarrjen e opozitës.

Një tjetër problematikë e vërejtur është mospublikimi i dekretit të presidentit Meta për 30 qershorin në fletoren zyrtare.

Sipas OSBE-së, Gjykata Kushtetuese është organi io vetëm që mund të gjykojë kushtetueshmërinë e dekereteve presidenciale.

Problem tjetër i gjetur në raport është edhe qëndrimi i pabalancuar i KQZ-së,

“Zgjedhjet lokale të 30 Qershorit u mbajtën pa e marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit dhe se në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike. Në 31 nga 61 bashki gjithsej, kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa kundërshtarë.Pati pretendime të besueshme nga qytetarët për presione dhe se përplasjet politike çuan në pasiguri juridike, ku shumë vendime të administratës zgjedhore u morën me objektivin politik për të garantuar mbajtjen e zgjedhjeve.”.

“Atmosfera e pasigurisë ligjore dhe mosmarrëveshja midis institucioneve kryesore shkatërroi besimin e publikut në legjitimitetin e zgjedhjeve. Një tjetër aspekt që minoi besimin e publikut në procesin zgjedhor ishte përbërja e pabalancuar politikisht e administratës zgjedhore apo thirrja për të bojkotuar votimin”.

“Pasiguria juridike mbi zgjedhjet u rrit për shkak tëmosmarrëveshjes midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë midis Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetuetshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesve zgjedhore”.

“Votuesit shqiptar nuk kishin një zgjedhje gjithëpërfshirëse midis alternativave kryesore politike pasi partitë kryesore të opozitës abstenuan zgjedhjet. Zgjedhja thelbësore e paraqitur para qytetarëve ishte nëse duhet të marrin pjesë apo jo.”

“Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”.

“Nuk ka dispozita të posaçme për zhvillimin e zgjedhjeve pa kundërshtar dhe nuk ka kërkesë minimale ligjore për pjesëmarrjen e votuesve për vlefshmërinë e rezultatit.”

“Votuesve jo gjithmonë ju kontrollua gjurma e bojës apo jo gjithmonë u shenjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit. Në listat e zgjedhësve u konstatuannënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë”.

“KQZ interpretoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme dhe në një mënyrë tepër të zgjeruar, duke ulur sigurinë juridike”

“Mospranimi i komisionerëve të opozitës në administratën zgjedhore për shkak të interpretimit të ligjit nga KQZ, e la administratën zgjedhore politikisht të pabalancuar.Për pasojë, shumë bashkëbisedues të Misionit të Vëzhgimit të ODIHR shprehën mungesë besimi për të gjitha nivelet e komisioneve”.

“Në disa raste KQZ zbatoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme ose në atë mënyrë që solli paragjykim. Disa vendime të KQZ-së, përfshirë ato për mohimet dhe ankesat për regjistrimin e kandidatëve, u publikuan me një vonesë të konsiderueshme, gjë që cënoi transparencën”

“KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe nganjëherë në kundërshtim me praktikat e mëparshme, duke cënuar sigurinë juridike. KQZ-ja e regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor më 27 prill, megjithëse kjo e fundit u regjistrua si parti politike vetëm në 25 Prill, me një vendim gjyqësor që mori formë të prerë në 10 maj. KQZ nuk i kërkoi të partisë së sapo regjistruar BD që të mbledh nënshkrime mbështetëse siç e kërkon ligji.”.

“Qytetarët, veçanërisht ata të punësuar në administratën publike, u vunë nën presion për të demonstruar preferencën e tyre politike, e cila është në kundërshtim me Paragrafin 7.7 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990”

“ODIHR mori shqetësime nga qytetarët se duke votuar apo abstenuar potencialisht do t’i ekspozonte ato ndaj ndëshkimit në komunitetin e tyre. Disa përshkruan kërcënime të drejtpërdrejta dhe shantazh për pushime nga puna apo heqjen e përfitimeve të ndihmës sociale. Punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjeve shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë dhe indirekt për t’u përfshirë në veprimtari politike gjatë dhe pas orarit të punës, dhe se punësimi në sektorin publik varet nga përkatësia politike dhe kjo bie ndesh me paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së të vitit 1990”,

“ODIHR ishte dëshmitar i rasteve të kërcënimit të votuesve dhe shkeljes së fshehtësisë së votës në qendrat e votimit, mirëpo për këto raste nuk është regjistruar zyrtarisht asnjë procedim penal nga prokuroria. Ka një shqetësim për mungesën e përgjithshme të efektivitetit të hetimeve penale që kontribuojnë në perceptimin e përhapur të pandëshkueshmërisë mbi krimet elektorale të kaluara, duke përfshirë votimin dhe presionin ndaj votuesve”.

“Ajo mbetet e varur nga përfitimet politike dhe interest e biznesit të pronarëve të tyre, dhe se në mungesë të vetë-rregullimit efektiv, gazetarët operojnë në kushte të pasigurta të punës dhe shpesh përdorin vetë-censurimin”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *