Vendosni fjalën kyçe....

Selfie-t me uniformë, policia gjermane nis hetimin ndaj oficereve


Policia gjermane ka filluar një hetim të brendshëm për përhapjen e fotove selfie me uniforma, pasi oficeret, të ndikuara nga rrjetet sociale, duket se po përdorin punën e tyre për të rritur pëlqimet e tyre në internet.

Komisionerja e policisë, Barbara Slowik, ka porositur një kontroll të brendshëm të oficerëve që postojnë nën simbole të tilla si “#instacops”, duke ngatërruar punën mes aktiviteteve të tyre si oficere policie me rrjetet sociale.

Përdoruesit e Instagramit si Mehtap Öger dhe Adrienne Koleszár prezantojnë një kombinim të bukurisë dhe autoritetit, në një trend që duket se është në rritje, jo vetëm në Gjermani por në të gjithë globin.

“Pavarësisht nëse janë në punë apo jashtë saj, zyrtarët policorë duhet të zbatojnë detyrat zyrtare. Ato kanë detyra të veçanta në profesionin e tyre si shërbyes publik,” thotë Jörg Radek, nënkryetar i Unionit të Policisë (GdP).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *